СУГС „Владо Тасевски“

Биди учен, биди стручен

Активности
Регионалниот натпревар во џудо во Р.Македонија

Nxënësi i paraleles II - 13, Rezart Hyseni e nderoi shkollën tonë duke fituar vendin e I-rë në garat shtetërore në xhudo në Republikën e Maqedonisë, të cilat u mbajtën në muajin maj. Rezarti ështe nxënës i talentuar i cili përveç suksesit të shkëlqyer, veçanërisht dallohet edhe me kreativitetin dhe talentin e tij duke marrë pjesë në projekte të ndryshme në drejtimin e elektroteknikës duke arritur rezultate të shkëlqyeshme në vend dhe jashtë tij. Mos të harojmë të theksojmë se ai gjithashtu ka treguar talent të madh për art dhe me vizatimet e tij të jep përshtypjen e një artisti të madh. Rezartit i dëshirojmë shumë më tepër nga këto suksese dhe rezultate të shkëlqyeshme në çdo fushë.

 
Kultura teknike e qarkullimit (trafikut) tek të rinjtë


Më 07.05.2016 në shkollën tonë u mbajt Konkursi rajonal për “Kulturë teknike e Qarkullimit (trafikut) tek të rinjtë” Shkup, viti 2016.

Në konkurs morën pjesë 8 ekipe dhe ajo: SHMQSH “Vllado Tasevski”, SHMQSH Gjimnazi “Josip Broz Tito”, SHMQSH “Braqa Miladinovci”, SHMQSH “Mihajlo Pupin”, SHMQSH “Dr. Pançe Karagjozov”, SHMQSH “Koço Racin”, SHMQSH “Orce Nikolov” dhe QSHA “Boro Petrushevski”.

Konkursi u realizua në mënyrë segmentale në dy pjesë dhe ajo: pjesa teorike - kalimi i testit nga fusha e rregullave të qarkullimit dhe rregulloreve dhe pjesa praktike - ngarje e aftë në poligon me pengesa.

 

Në konkursin shtetëror do të vendosen 3 ekipet më të mira që kanë realizuar numrin më të vogël të pikëve negative domethënë sipas rezultateve nga konkursi, për Konkursin Shtetëror që do të mbahet në 21 Maj në SHF “Vojdan Çernodrinski” u vendosën këto ekipe: SHMQSH “Vllado Tasevski” - 125 pikë negative; SHMQSH “Braqa Miladinovci” - 131 pikë negative dhe SHMQSH Gjimnazi “Josip Broz Tito” - 137 pikë negative;

 
Fletë-lavdërime dhe falenderime për ligat e shkollave të mesme

Fletë-lavdërime dhe falenderime për ligat e shkollave të mesme

Kryebashkiaku i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, sot më 26.05.2016, të enjte, u shpërndau fletë-lavdërime dhe falenderime drejtorëve, profesorëve për sport dhe aktivitete sportive dhe përfaqësuesëve të ekipeve sportive nga 29 shkolla të mesme nga Shkupi, për sukseset e arritura në ligat e shkollave të mesme të Qytetit të Shkupit, për vitin shkollor 2015/2016.

 
Konkursi i 35-të Shtetëror i shkollave të mesme profesionale nga degët e elektroteknikës, mekanikës dhe qarkullimit (trafikut)

Konkursi i 35-të Shtetëror i shkollave të mesme profesionale nga degët e elektroteknikës, mekanikës dhe qarkullimit (trafikut)

Më 6.05.2016 u mbajt Konkursi i 35-ë Shtetëror i shkollave të mesme profesionale nga degët e elektroteknikës, mekanikës dhe qarkullimit (trafikut) në Strumicë në SHMP “Nikola Karev”. Shkolla jonë mori pjesë me 7 nxënës me mentorët e tyre dhe arritën rezultate solide.

Dega Elektroteknike - Elektroteknik për elektronikë dhe telekomunikacion
Nga 10 shkolla nxënësi ynë Kostadin Filiposki i mentoruar nga profesori Dejan Antonovski me numrin më të madh të pikëve e fitoi vendin e dytë (vendin e parë nuk e kishte fituar askush). Nxënësja Hava Hyseni e mentorar nga profesorja Teuta Murati Sinani e fitoi vendin e pestë.

Dega Mekanike - Teknik Mekanik energjitik
Nga 6 shkolla nxënësi ynë
Ivan Trpkovski i mentoruar nga profesorja Rajna Kaevska me numrin më të madh të pikë e fitoi vendin e dytë (vendin e parë nuk e kishte fituar askush).

Dega e qarkullimit (trafikut) - Teknik për transport dhe shpedicion
Nga 8 shkolla nxënësja jonë
Stefani Paskovska e mentoruar nga profesori Zoran Gjorgjievski me numrin më të madh të pikëve e fitoi vendin e dytë (vendin e parë nuk e kishte fituar askush). Nxënësi Mesud Latifi i mentoriar nga profesori Dragisha Sekulovski e fitoi vendin e pestë.

Elektromekanik GTZ (arsimi tre-vjeçar)
Nga 4 shkolla nxënësi ynë
Dalibor Kovaçeviq i mentoruar nga profesori Branislav Boshkoviq me numrin më të madh të pikëve e fitoi vendin e parë.

Në kategorinë punime morëm pjesë me një punim nga dega e elektroteknikës. Nxënësi
Kristijan Lazareski i mentoruar nga profesorja Katerina Malova Mladenovska, me punimin e saj “osciloskop LCD” në konkurrencën prej 14 punimesh e fitori vendin e 12-të.
Të gjithë nxënësve dhe mentorëve Këshilli i mësuesëve të shkollës i uroi për rezultatet e arritura dhe u dëshiron suksese akoma më të mëdha në të ardhmen.

 
EKIPET MË TË SUKSESSHME SHKOLLORE NË KONKURSIN PËR IDENË MË TË MIRË TË BIZNESIT SOCIAL.

EKIPET MË TË SUKSESSHME SHKOLLORE NË KONKURSIN PËR IDENË MË TË MIRË TË BIZNESIT SOCIAL.

Në Sallën e Këshillit të Qytetit të Shkupit, në 25.04.2016, Kryetari i baskisë së Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, në mënyrë solemne i ndau çmimet e shkollave ekipe-fitues në konkursin për idenë më të mirë sociale-sipërmarrëse. Përkrah certifikatave dhe pllaketave, të gjithë anëtarët e ekipeve fituese shkollore (nxënës dhe mentorë), fituan edhe shpërblime monetare.

Vendin e parë në konkurs e fitoi ekipi shkollor i SHMQSH “Vllado Tasevski” - Shkup:

 

  • Daniel Stojkovski (nxënës)

  • Oliver Stojanoski (nxënës)

  • Vesna Zhivaljeviq (mentor)

  • Elisabeta Angelovska (mentor)

Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me projektin e Rrjetit USAID YES, dhe me iniciativë të Këshillit Lokal Ekonomiko Social, muajin e kaluar, realizoi projekt për promovimin e konceptit për sipërmarrje sociale tek të rinjtë e shkollës së mesme.

Повеќе...
 


Страница 1 од 3

Информатика

И учен и стручен

Банер

Огласи за вработување

You are here  : Почетна Активности